FC Shkupi mbetet pa shërbimet e qendërmbrojtësit Margvelashvili

Gagi Maegvelashvili ka vendosur të rikthehet në vendlindje, pas eksperiencës 18 muajshe që kishte me FC Shkupin në futbollin tonë vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Margvelashvili, i cili me skuadrën nga Çairi u shpall kampion vitin 2022, sezonin e ri do të luaj me Dinamo Tbilisi, që do të jetë skuadra e tij e tretë në karrierë që do të luaj në vendlindjen e tij, pas aventurave që kishte me Saburtalo dhe Dinamo Batumi.

Kujtojmë, Margvelashvili te FC Shkupi erdhi janarin e vitit 2022, duke zhvilluar plotë 46 ndeshje, 39 prej të cilëve në Ligën e Parë, aty ku realizoi edhe 5 gola.

Tashmë mbetet që ky lajm të zyrtarizohet nga ana e drejtuesve të FC Shkupit, pasi një gjë të tillë vetëm se ka bërë zyrtare faqja më e njohur e transferimeve “transfermarkt”. (infOSport.mk)

Leave a Reply