Dajaku që më parë luante te Bajerni i Munihut, do luaj për Hajduk Split

Leon Dajaku është futbollisti më i ri i Hajdukut. 22-vjeçari, i cili luan si sulmues krahu me skuadrën nga “Poljud” ka nënshkruar deri verën e vitit 2027. Te Hajduku ai do veshë fanellën me numër 22, raporton “infOSport.mk”.

Sezonin e kaluar luante për Sanderlendin në “Championship”, ndërsa pjesën e dytë e kaloi në formë huazimi te skuadra e Sent Gallen në Zvicër, për të cilën zhvilloi 13 ndeshje.

Leon Dajaku është i lindur me 12 prill të vitit 2001 në Waiblingen të Gjermanisë. Ai është një prodhim i shkollës së skuadrës së Shtutgart, te e cila skuadër kishet qëndruar deri në vitin 2019-të, kur edhe u transferua te gjigandët gjerman të Bajernit të Munihut.

Dajaku kishte regjistruar dy paraqitje me ekipin e parë të Shtutgartit, ndërsa 40 ndeshje për ekipin e dytë të Bajernit dhe dy të tjera për ekipin e parë “bavarez”.

Pasoi një trannsferim te skuadra e Union Berlin, që më pas të provojë veten në Angli te skuadra e Sanderlend, me të cilën skuadër numëron 37 paraqitje.

Ai gjithashtu kishte qenë edhe pjesë e kombëtareve zinxhir të Gjermanisë, duke filluar nga U17, deri  në U20. (infOSport.mk)

Leave a Reply