Shkëndija angazhon sulmuesin e Çukariçkit, Aganspahiç

KF Shkëndija ka arritur që të angazhojë sulmuesin boshnjak, Almir Aganspahiç.

26 vjeçari skuadrës tetovare i bashkohet nga rradhët e Çukariçkit të Serbisë dhe me kuqezinjtë ka firmosur kontratë 2 vjeçare.

Boshnjaku i lindur në Sarajevë me sukses kishte kaluar ekzaminimet mjekësore, që më pas edhe zyrtarisht të konfirmohet si anëtar i ri i Shkëndijës. Ai menjëherë është bashkuar me ekipin në Rogla të Sllovenisë, aty ku “kuqezinjtë” tashmë disa ditë po zhvillojnë fazën përgatitore në prag të ndeshjeve europiane.

“Mund të them se kam ardhur në një klub shumë të organizuar i cili funksionon vërtet shumë mirë. E shoh se skuadra është shumë e mirë dhe me padurim pres të fillojë ndeshja dhe të nisë kampionati dhe Evropa. Kur kam pyetur për klubin më kanë thënë se ekziston një presion i caktuar. E imja është të zë vend në ekip dhe të tregoj paraqitje sa më të mira dhe sigurisht me golat e mi të realizojmë qëllimet e vendosura,“ është shprehur mes tjerash Almir Aganspahiç, i cili karrierën e kishte filluar në vendlindje te skuadra e Olimpik.

Falë talentit që kishte, që në moshë të re iu bashkua skuadrës shumë herë kampione të Bosnje e Hercegovinës, Sarajevës, nga e cila skuadër u transferua në Kroaci te Osijek, e më pas të luaj edhe në Norvegji me skuadrën e Raufos.

Te të trija skuadrat, Aganspahiç kaloi nga një vit, për tu rikthyer sërish në vendlindje, këtë herë te skuadra e Mladost Kakanj.

Pasuan edhe dy klube tjera nga Bosnja, Krupa dhe Çelik Zenica, për të vijuar karrierën më pas në Serbi, por duke veshur fanellën e skuadrës boshnjake të Novi Pazar. Në Serbi gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Çukariçkit, nga e cila skuadër ishte huazuar në Azerbejxhan te skuadra e Sumgaiyt, që tashmë edhe përfundimisht të vie si agjent i lirë te Shkëndija.

Gjatë karrierës së tij në 206 ndeshje, i njëjti ka realizuar 31 gola.

Leave a Reply