Xhekson i thotë “JO” Shkëndijës, pritet ti bashkohet Tiranës!

Kapiteni i Egnatias, braziliani Xhekson ishte shumë afër transferimit te Shkëndija, mirëpo i njëjti sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Shqipëria, ka ndryshuar mendje dhe do të qëndroj edhe më tej në Superligën shqiptare.

Xhekson në parim thuhet se kishte arritur marrëveshje me Shkëndijën, madje edhe klubet kishin precizuar gjithçka, me “kuqezinjtë” nga Tetova që kishin pranuar të paguajnë edhe dëmshpërblimin e brazilianit në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Megjithatë, sipas asaj që shkruan “Sportekspres”, ka qenë vetë braziliani ai i cili ka prishur gjithçka, duke i thënë “JO” Shkëndijës dhe se dëshiron edhe më tej të mbetet në Shqipëri, aty ku pritet të ndryshojë mjedis. Sipas të njëjtit burim, destinacion i rradhës i brazilianit Xhekson do të jetë Tirana, që ka bërë një merkato shumë të bujshme, duke ofruar shumë lojtarë cilësor gjatë kësaj merkatoje.

Mbetet të shihet nëse do të kemi zhvillime të reja ditëve në vazhdim kur është në pyetje Xhekson dhe dy klubet e njohura shqiptare, Shkëndija dhe Tirana.

Ndërkohë nëse ju referohemi mediave të huaja, Xhekson së shpejti pritet të zbarkojë në Tetovë, pasi i njëjti ka pranuar ofertën e skuadrës tetovare. (infOSport.mk)

Leave a Reply