Nexhipi bënë goditjen e parë te Manisa

Shkupjani Nderim Nexhipi pasi edhe zyrtarisht morri postin e drejtorit sportiv te skuadra turke e Manisa në Turqi, tashmë ka bërë edhe goditjen e parë në merkato.

Ish-futbollisti i FC Shkupit dhe Shkëndijës së fundmi ka siguruar firmën e lojtarit Kerim Frei. Mesfushori ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Së fundmi Frei ishte pjesë e Fatih Karagumrukut në Superligën turke, ndërsa CV-ja e tij është e pasur me ekipe të njohura, pasi gjatë karrierës së tij 29-vjeçari kishte mbajtur veshur fanellat e Fulhamit, Beshiktashit, Birmingamit, apo edhe Bashakshehirit.

Leave a Reply