E dhimbshme, një aksident tragjik i morri jetën futbollistit shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar në Barcelonë. Bëhet fjalë për të riun Klaudio Mirashi, i cili ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Mercedes Class A”, kur u përplas me një kamion.

Këtij të fundit iu shkëput një copë metalike, e cila ra mbi xhamin e përparmë të mjetit ku po udhëtonte i riu. Sipas medieve të huaja, ai kishte përcjellë kushëririn e tij në aeroport dhe gjatë kthimit ndodhi aksidenti fatal.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur një javë më parë, por lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ndërsa 23-vjeçari ka vdekur me datë 3 korrik.

“TrevisoToday.it” shkruan se Klaudio ishte i njohur në Villorba, familja e tij kishte mbërritur në provincën e Trevisos në vitin 2006 dhe jeton në kufirin midis fshatrave Fontane dhe Carità.

Ai kishte ndjekur për një periudhë trevjeçare institutin Giorgi në Treviso, ku edhe ishte diplomuar.

I apasionuar pas futbollit, 23-vjeçari ishte një sulmues, ku luajti për klubet e futbollit si: Villorba, Treviso dhe Chievo, deri në momentin që pësoi një dëmtim të rëndë.

Leave a Reply