“Shembet” stadiumi legjendar i Barcelonës, “Kamp Nou”

Stadiumi legjendar i Barcelonës, “Kamp Nou” po i nënshtrohet një rinkonstruimi total. Gjashtë javë nga ndeshja e fundit e skuadrës “katalunase” në “Kamp Nou”, muret e këtij të fundit kanë rënë dhe tashmë impianti ngjason me një gërmadhë.

Teksa pamjet nga shembja e “Kamp Nou” kanë bërë xhiron e botës, tifozët “katalunas” vijojnë të jenë ndarë për stadiumin teksa një pjesë është dakord me ndërtimin e një impianti të ri ndërsa pjesa tjetër këmbëngul se duhej të ishte ruajtur tradita dhe se “Kamp Nou” duhej t’i ishte nënshtruar vetëm një rikonstruksioni të pjesshëm.

Gjithsesi, tashmë puna ka nisur me themel teksa Barcelona shpreson ta ketë gati stadiumin e ri për sezonin 2025/26, ndërsa impiantit të ri që do të kushtojë 1.52 bilionë paund, do t’i shtohet një çati ndërsa do të marrë emrin e “Spotify Kamp Nou” ashtu si edhe sponsori i tyre.

Përveç kësaj, do të rritet edhe kapaciteti i stadiumit, i cili nga 99,354 za ishte, tashmë do të shkojë në 105.000 ulëse.

Gjatë kësaj periudhe që stadiumi është në ndërtim e sipër, Barcelona do të zhvendoset në “Olympic Stadium” që është përdorur për Lojërat Olimpike të vitit 1992 dhe është gjithashtu në qytetin e Barcelonës e në këtë formë nuk do t’i hapë probleme skuadrës së Çavit.

Leave a Reply