Talenti i shpresave të Kosovës, Dion Krasniqi shkëlqen në Suedi (VIDEO)

Sulmuesi i përfaqësueses shpresa të Kosovës, Dion Krasniqi, ka shkëlqyer të hënën mbrëma në elitën e futbollit suedez. 19-vjeçari shënoi të dy golat në fitoren 2:1 të Varbergut në udhëtim ndaj Goteborgut.

Që të dy golat Krasniqi i realizoi në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 55-të shënoi për 1:0, , ndërsa në minutën e 90-të shënoi gol të bukur për 2:0.

Pas golit të dytë personal, Krasniqi lëshoi fushën, ndërsa Goteborgu realizoi për 2:1 në minutën e 94-të.

Krasniqi ka tri gola në tetë paraqitje të këtij edicioni në elitën e futbollit suedez, aty ku tashmë janë zhvilluar 14 xhiro.

Krasniqi ka tri paraqitje për Kosovën U21. Për Varbergun luajti edhe Ismet Lushaku, ndërsa te Goteborgu debutoi Arbnor Muçolli.

Leave a Reply