Haxhi Krasniqi: Kam ëndërruar meçin në Kosovë

Robin Haxhi Krasniqi e ka vlerësuar kundërshtarin e tij të radhës, Nadjib Mohammedi, duke thënë se është një boksier me përvojë.

Dy boksierët do të dalin në ring më 5 gusht në Prishtinë. Boksieri nga Kosova duke folur në një intervistë ekskluzive në RTK të hënën ka thënë se gjithmonë e ka pasur ëndërr të boksojë para publikut të vendit të tij.

“Plani për organizimin e meçit në Kosovë është bërë shumë kohë më përpara. Është diçka që gjithmonë e kam dashur dhe po e pres me padurim shijimin e kësaj mbrëmje. Është diçka që do të jetë një ndenjë e veçantë për mua”, është shprehur ai.

Krasniqi ka thënë se kundërshtari i tij është i rrezikshëm.

“Nadjib Mohammedin e njoh. Është një boksier shumë i fortë, që ka përvojë shumë të madhe, ku ka boksuar për tituj të botës disa herë, ka qenë kampion i Evropës e i Francës. Është një kundërshtar i rrezikshëm, por une gjithmonë kam dashur që ta marrë një punë të vështirë që të jem më i displinuar dhe ta ketë efektin më të madh”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply