Shtohet kolonia e futbollistëve shqiptarë te skuadra e njohur rumune e Kluzh

Rion Zejnullahu është transferuar te klubi i njohur rumun i CFR Kluzh. 19-vjeçari kështu bëhet emri i tretë shqiptarë që do të luaj te kjo skuadër, pas Ermal Krasniqit dhe ish futbollistit të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, për të cilin së fundmi interes ka shfaqur skuadra turke e Adana Demirspor.

Edhe Zejnullahu luan në repartin e mbrojtjes, ndërsa i njëjti ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Lucernit dhe Grasshoppersit. Lajmi për transferimin e futbollistit shqiptar është bërë të ditur nga vetë klubi rumun.

Leave a Reply