Skuadrat shqiptare bllokojnë kreun e tabelës në Ligën e Parë!

Java e 10-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë doli të jetë e suksesshme për skuadrat shqiptare, me Shkëndijën, Struga Trim Lum, Gostivarin dhe Voska Sport që regjistruan fitore, teksa vetëm FC Shkupi u ndal me barazim.

Mirëpo ky barazim FC Shkupin sërish e mban lartë në tabelë, aty ku Shkëndija udhëheq renditjen me 23 pikë, derisa falë fitores së djeshme ndaj Sileksit, 2:0, Struga Trim Lum u ngjit në pozitën e tretë, duke bërë që gjërat sërisj të vijnë në vendin e duhur, njëjtë sikurse edhe sezonin e kalluar, kur në pjesën më të madhe, TOP3 udhëhiqej nga këto tre skuadra shqiptare, me Struga Trim Lumin që në fund doli kampion.

Po të dielën, fitore identike sikurse Struga Trim Lum, regjistroi edhe Shkëndija, që mundi Vardarin në Shkup. Me këtë fitore, “kuqezinjtë” nga Tetova kryesojnë renditjen me 23 pikë, duke lënë pas vetes Shkupin me 19 pikë dhe Strugën me 18 pikë.

Pas kësaj treshe, renditet Sileksi që numëron 16 pikë, ndërsa me nga 14 pikë në pozitat 5 dhe 6 renditen AP Brera Strumica dhe Tikveshi.

Me nga një pikë më pak në dy pozitat në vijim renditen Rabotniçki dhe Bregallnica, Makedonija GJ.P me 11 pikë renditet në pozitën e 9-të, duke lënë pas vetes dy skuadrat shqiptare, Voska Sport dhe Gostivarin, që kanë nga 10 pikë, ndërsa në pozitën e fundit me vetëm 5 pikë të tubuara renditet Vardari. (infOSport.mk)

Leave a Reply