Bas Dost i jep lamtumirë futbollit pasi pësoi atak kardiak

Sulmuesi i njohur holandez, Bas Dost është tërhequr nga futbolli në moshën 34 vjeçare. Ky vendim është marrë për arsye shëndetësore.

Në fakt, Dost pësoi një atak kardiak gjatë zhvillimit të takimit NEC Nejmingem – AZ Alkmaar, dhe arriti të shpëtojë pas një punë vërtetë të jashtëzakonshme të stafit mjekësor, me këta të fundit që në kohë rekord stabilizuan gjendjen e lojtarit.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe,” tha Bas Dost.

Bas Dost ka nisur karrierën te Emmen, për të luajtur më pas edhe edhe te Heracles, Heerenven, Volfsburg, Sporting Lisbon, Ajntraht Frankfurt, Klub Bryzh, Utrecht.

Leave a Reply