Për të 31-in vit radhazi Bayern Mynih regjistron fitime në bilancin e klubit. Është një rekord absolut në botën e futbollit. Rezultatet financiare për sezonin 2022-2023 sollën një fitim prej 54.5 milionë Euro, 3 herë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Kjo shumë është e pa tatuar që tregon se fitimi i klubit është realisht 22.6 milionë.
Për sezonin e shkuar, bilancet e të cilin bëhen në këtë periudhë, bavarezët patën më shumë se 817 milionë Euro të ardhura. Drejtuesit e klubit janë optimist që edhe sezoni aktual do të jetë financiarisht i suksesshëm.
Në të njëjtën kohë, Bayerni mbetet pa borxhe – një sukses i jashtëzakonshëm në një prej ligave më të mëdha të Europës. Rritja e konsiderueshme e të ardhurave vjen nga marketingu përmes sponsorizimeve dhe tregtimit të veshjeve sportive.
Në arritjen e xhiros, rekord ka kontribuar edhe sufiçiti i lartë i transfertave, por edhe politika e pagave të administratës së klubit.