Voska Sport dhe Marushiç vazhdojnë bashkëpunimin!

Aleksa Marushiç me golat e tij morri vëmendjen e gjithë opinionit sportiv në vend. Malazezi realizoi 11 gola në 18 ndeshje me fanellën e Voska Sport, drejtuesit e së cilës skuadër tashmë po punojnë seriozisht në vazhdimin e bashkëpunimit me goleadorin e stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit vendor.

Kontrata aktuale e Marushiç me Voska Sport skadon verën e vitit 2024.

Aktualisht Marushiç ndodhet në vendlindje, ku po kalon pushimet bashkë me familjarë, ndërsa i njëjti pritet të rikthehet me fillimin e përgatitjeve për stinorin pranveror, atëherë kur edhe zyrtarisht pritet që palët të shtërngojnë duart.

24-vjeçari Marushiç te Voska Sport erdhi verën e këtij viti nga rradhët e skuadrës shqiptare të Malit të Zi, Deçiç Tuz, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe Sutjeska Nikshiç dhe Mladost GOAT në Serbi.

Leave a Reply