Zyrtare: Fisnik Asllani i bashkohet Kosovës

Fisnik Asllani edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2023”, nga vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Jam shumë i lumtur që më ka ardhur mundësia për të luajtur për Kosovën. Jam i lumtur për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë afër, faleminderit edhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Jam shumë i lumtur”, deklaroi Asllani në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve në futbollin kosovar.

Asllani është 21-vjeçar dhe aktivizohet si mesfushor. Ai më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Gjermanisë dhe Kosovës U17.

Aktualisht është pjesë e TSG Hoffenheim, por që aktualisht luan në formë huazimi te Austria Viena.

Leave a Reply