Trim Lum në bashkëpunim me ambasadën italiane në Shkup solli legjendat e futbollit botëror

Nën organizim të Kompanisë së njohur të ndërtimtarisë në vendin tonë,  “Trim Lum”, që njëherit është edhe financuesi kryesor i skuadrës kampione në fuqi të Struga Trim Lum, në bashkëpunim edhe me ambasadën italiane këtu në Shkup dhe Federatën e futbollit të Maqedonisë, sot në Qendrën Multimediale, “Mala Stanica” në kryeqendrën tonë, u inaugurua ekspozita për nder të Paolo Rossit dhe legjendave të futbollit botëror, disa prej të cilëve ishin edhe prezent.

Të njëjtit, si Gianluca Zambrotta, Salvatore Schillaci si dhe gruaja e legjendës, Paolo Rossi, Federica Cappelletti, morrën edhe fjalë rasti, njëjtë sikurse edhe ambasadori Italian këtu në Shkup, Andrea Silvestri dhe pronari i Kompanisë, “Trim Lum”, Mendi Qyra.

Ky i fundit në shenjë respekti, por edhe si organizator kryesor i kësaj ekspozite, së bashku me presidentin e klubit të Struga Trim Lum, Arbtrim Qyra, ndau nga një fanellë me emrat e tyre, për legjendën Zambrotta, ambasadorin Italian Silvestri si dhe gruan e Paolo Rossit, Federica Cappelletti.

Në këtë ekspozitë të pranishmit mund të shihnin për së afërmi edhe Kupën e Botës nga viti 1982, e fituar nga Italia dhe Paolo Rossi, Këpucën e Artë, Topin e Artë, fanellën me numër 10 të Lionel Messit, nga ndeshja finale e Kupës së fundit të Botës që u zhvillua në Katar, e ku Argjentina mundi Francën si dhe topin zyrtarë të kësaj finaleje.

Në të njëjtën nuk munguan edhe fanellat e firmosura nga vetë legjendat e futbollit botëror, si ajo e Luis Nazario da Lima Ronaldo, Roberto Baggio, Zinedin, Zidane, George Ëeah, etj.

Ekspozita në fjalë, me organizatorë kryesor Kompaninë “Trim Lum”, do të jetë e hapur deri me datë 21 prill dhe të njëjtën do të mund ta vizitoni për çdo ditë nga ora 10:00 deri në ora 18:00 në Qendrën Multimediale, “Mala Stanica” në Shkup.

Leave a Reply