Grand Auto përkrah Federatën e Futbollit të Maqedonisë

Grand Auto, përfaqësuesi zyrtar i Ford, Hyundai, MG Motor dhe Chery për Maqedoninë, ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) për të mbështetur këtë institucion sportiv dhe ekipet përfaqësuese të vendit tonë në futboll.

Me këtë rast, numri një i futbollit në vend, Masar Omeragiç, u shpreh:

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar kushtet më të mira për ekipet përfaqësuese dhe logjistikën e tyre dhe ky bashkëpunim është pikërisht në atë drejtim. Besoj se së bashku me Grand Auto do të ju gëzohemi fitoreve të reja, do ta përkrahim përfaqësuesen tonë, dhe do të festojmë për fitore të reja. Faleminderit të gjithëve në Grand Auto për mbështetjen tuaj dhe që besoni në një federatë më të mirë dhe fitore të reja për përfaqësuesen e Maqedonisë”.

“Futbolli bashkon, zgjon pasionin dhe simbolizon fuqinë e punës ekipore – vlerat që ne i ndajmë thellësisht në Grand Auto,” – u shpreh CEO i Grand Auto, Driton Zairi, një emër i njohur nga fusha e sportit, i cili në të kaluarën ka qenë hendbollist profesionial.

 

Leave a Reply