Drita e Zekirja Ramadanit pëson disfatë nga Drenica, bashkë me Llapin mbajnë fenerin në Superligën e Kosovës!

Drita e Zekirja Ramadanit edhe pas 4 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion në Superligën e Kosovës, ende nuk e ka shijuar fitoren.

Skuadra gjilanase u mund sot nga Drenica me rezultatin 1:0, në një nga ndeshjet e mbetura të Superligës së Kosovës.

Ishte kjo disfata e dytë për Dritën, skuadër kjo që ka regjistruar gjithashtu edhe dy barazime.

Aktualisht, Drita renditet në pozitën e  parafundit, duke numëruar vetëm dy pikë, po aq  sa ka edhe KF Llapi i Tahir Batatinës në pozitën e fundit. (infOSport.mk)

Leave a Reply