Shkupjani Sunaj Hasan transferohet tek FC Ferizaj

Sulmuesi shkupjan, Sunaj Hasan ka vendosur që sërish të luaj në futbollin kosovar, këtë herë duke pranuar ofertën e FC Ferizajit, njofton “infOSport.mk”.

Hasan është prezentuar sot në ambientet e klubit nga Kosova që bënë gara në Ligën e Parë – Grupi B, dhe është një ndër pretendentët kryesor që sërish të rikthehet në Superligë, aty ku sulmuesi shkupjan në 6 mujorin e dytë të vitit 2020 luajti me skuadrën e Arbërisë.

Pra do të jetë kjo aventura e tretë e Sunaj Hasan në futbollin kosovar, pasi përveç me Arbërinë, i njëjti kishte luajtur edhe me Vitinë, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Sarayönu Belediyespor në Turqi, EuroMilkut, Vëllazërimit, Genç Kalemlerit, Labunishtës dhe së fundmi Gostivarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply