Trajner turk në krye të Fortunës së Hasanbegut

Një ndër skuadrat më të vjetra në vendin tonë, Fortuna e Hasanebgut, përgatitjet për sezonin e ri i ka nisur me një trajner të huaj, që vjen nga Turqia, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për Mustafa Aki, i cili për herë të parë do të udhëheq një klub në rolin e trajnerit. Ai ishte pjesë e skuadrës së Akdeniz Gücü Spor Kulübü nga Mersin, te e cila skuadër mbante edhe shiritin e kapitenit.

Fortuna e Hasanbegut në sezonin e ri futet me ambicie të mëdha, ndërsa qëllim kryesor kanë inkuadrimin në Ligën e Dytë. Kjo skuadër, aktualisht garon në Ligën e Tretë – Veri, aty ku edicionin e kaluar u rendit si e dyta në tabelën e klasifikimit, menjëherë pas Shkëndijës së Haraçinës, skuadër kjo që edicionin e ri do të luaj në Ligën e Dytë.

Pikërisht, ky është edhe synimi kryesor i skuadrës nga Hasanbegu, që kështu bëhet skuadra e vetme që në Ligën e Tretë – Veri, do të ketë trajner të huaj.

Kujtojmë, KF Fortuna kah fundi i muajit maj u bë me investitorë të rinj turq, me në krye Fatih Sandal, pronar i grupacionit KMR. Pikërisht kjo ka bërë që kjo skuadër shpresojë shumë më shumë në sezonin e ri garues, 2025/26.

“FC Fortuna synon të sjellë profesionalizëm dhe përvojë ndërkombëtare brenda klubit. Qëllimi kryesor është ndërtimi i një filozofie të lojës në bazë të së cilës do të krijohet një identitet dhe mentalitet i ri. Qëllimi kryesor është kualifikimi në Ligën e Dytë”, – thonë nga klubi që vetëm të dielën ka nisur përgatitjet me trajnerin e ri, Mustafa Aki, i cili në disponim kishte shumë futbollist të rinjë.

 

Leave a Reply