Zoran Baldovaliev është emëruar në postin e Drejtorit Sportiv te skuadra e AP Brera. Ai si futbollistë aktiv kishte mbrojtur ngjyrat e AP Brera, skuadrës së qytetit të tij të lindjes,Strumicës.
Ai ka bërë gjithashtu edhe karrierë ndërkombëtare, ndërsa nga futbolli i luajtur u largua në vitin 2021, si pjesë e Dritës së Bogovinës.
Ndryshe karrierën e tij si futbollistë e kishte nisur në vendlindje, te Bellasica, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Akademia Pandev, Horizont Turnovën dhe së fundmi me Tikveshin.
Ai në Ligën e parë numëron 92 ndeshje dhe 39 gola të shënuar, ndërsa me fanellën e përfaqësueses së vendit ka zhvilluar 11 ndeshje, duke realizuar 2 gola.
Momentet e tij më të mira në karrierë i kishte kaluar në Greqi, me fanellën e skuadrës së AOK Kerkyra, për të cilën skuadër në 48 ndeshje kishte realizuar 15 gola, ndërsa në futbollin vendor, në sezonin 2012/2013 me Horizont Turnovën në 34 ndeshje kishte shënuar 22 gola, përfshirë këtu edhe 1 gol në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, transmeton “infOSport.mk”.
Në vitin 2006, 37-vjeçari Baldovaliev me Ventspils ishte shpallur kampion i Letonisë, ndërsa gjurmë kishte lënë edhe në Bullgari me skuadrën e Lokomotiv Plovdiv.
Tashmë, Baldovaliev me profesion ndryshe, mirëpo që sërish e sheh atë pjesë të futbollit. Detyra e tij si Drejtor Sportiv, do të jetë që te AP Brera të sjellë futbollistë cilësor dhe të mbulojë gjithë ato largime që kanë ndodhur në ndërkohë te skuadra nga Strumica. (infOSport.mk)
