Fatmir Spahiu-Bufi në prag të ndeshjes, Drita-Shkëndija: Le të jetë kjo ndeshje për Universitetin e Tetovës, për Mujdin Aliun

Një ndër aktorët më të dashur tek shqiptarët, Fatmir Spahiu – Bufi, ka folur në prag të ndeshjes së madhe midis dy ekipeve shqiptare, Dritës nga Gjilani dhe Shkëndijës nga Tetova.

Këto dy skuadra me 27 nëntor do të luajnë ndeshjen europiane midis Prishtinës, duke luajtur përballe njëra tjetrës në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Konferencës.

Pa dyshim se kjo ndeshje do të zgjojë interesim të jashtëzakonshëm, kjo edhe për faktin se luhet vetëm një ditë para festës së flamurit, 28 nëntorit.

Pikërisht, kjo ka bërë që lidhur me këtë ndeshje të komentojë, edhe aktori i mirënjohuë mbarëshqiptarë, Fatmir Spahiu-Bufi, i cili në profilin e tij në “facebook” ndër të tjerash kishte shkruar:

“Ne rrafshin sportiv, ndeshja ne mes te Drites tem dhe Shkendijes se Tetoves do te ishte mire te mos ndodhte, sepse njera duhet me fitu, ose njeres duhet me i ra ma mire.

Aaaa ne rrafshin kombetar, ska pas qysh ma mire.

Nje nate para dites se flamurit, takohen dy klube shqiptare te zhvilluara pak a shume ne rethana te njejta, te diskriminume por te rilindura nga hiri bash si historia jone.

Le te jete kjo ndeshje per Universitetin e Tetoves, per Mujdin Aliun, per historine tone.

Data 27 Nentor le te jete nje feste futbollistike e nje populli te cilit kjo loje ju ishte ndaluar…!”

Rrnofte Shkendija

Përpara Drita

❤️🖤 💙🤍

Leave a Reply