Sulmuesi i Real Madridit, Endrick, gjatë janarit në formë huazimi do t’i bashkohet skuadrës së njohur franceze të Olympique Lyon.
Sipas “AS”, ky transferim tashumë është përfunduar. Marrëveshja ishte në dyshim kohët e fundit sepse si braziliani ashtu edhe Real Madridi donin të prisnin dhe të shihnin se si do të zhvilloheshin gjërat nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.
Lëndimet e mundshme në të futbollistëve sulmues, gjithashtu vonuan marrëveshjen e huazimit.
Endrick nuk ka luajtur asnjë rol këtë sezon nën drejtimin e Alonsos. Braziliani deri më tani ka luajtur në vetëm dy ndeshje, edhe atë nga 11 minuta në secilën, një në La Liga dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.
19-vjeçari, i cili te Real Madridi u transferua verën e vitit 2024 nga Palmeiras për shumën e 60 milionë eurove, është zgjedhja e tretë në pozicionin e qendërsulmuesit pas Kylian Mbappé (26) dhe Gonzalo García (21).
