Asgjë nga transferimi te Milani, Thiago Silva i bashkohet Portos

Thiago Silva, i cili ditë më parë rezultoi të jetë një futbollistë i lirë, shumë shpejtë ka bërë zgjedhjen e tij, duke nënshkruar me skuadrën e madhe nga Portugalia, FC Porto.

Ai me skuadrën nga “Dragao” ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Silva kërkohej nga disa klube të mëdha europiane, përfshirë këtu edhe Milanin, por rikthimi i tij në FC Porto ishte rënë dakord që ditë më parë dhe tani është vulosur gjithçka.

Në këtë mënyrë, Silva rikthehet te Porto pas më shumë se 20 vitesh, mirëpo këtë herë do të kërkojë të luaj me ekipin e parë, pasi atë kohë (2004/05) kishte qenë pjesë e ekipit B.

41-vjeçari Silva së fundmi luajti në vendlindjen e tij me fanellën e skuadrës së Fluminense, ndërsa i njëjti pas vetes numëron shumë ndeshje në futbollin europian, aty ku kishte shkëlqyer me Milan, Çelzi dhe PSZh, duke fituar shumë trofe, pjesën më të madhe me skuadrën franceze. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply