FC Ferizaj ka zgjedhur një emër të njohur për ta drejtuar skuadrën në pjesën përfundimtare të edicionit në Superligën e Kosovës në futboll.
Arsim Abazi është zyrtarizuar gjatë ditës së sotme në postin e trajnerit të skuadrës ferizajase, duke zëvendësuar kështu Nevil Deden, e shkarkuar të dielën për shkak të rezultateve të dobëta.
Abazi në fakt vetëm rikthehet te FC Ferizaj, skuadër të cilën e ka udhëhequr në disa periudha në të kaluarën.
“Ky rikthim nuk përfaqëson vetëm një ndryshim në pankinë, por edhe një mesazh të qartë për stabilitet dhe ambicie më të mëdha. Besimi i tifozëve ndaj Abazit ka qenë gjithmonë i fortë, duke reflektuar lidhjen e veçantë mes tij dhe qytetit. Nën drejtimin e tij, pritet që FC Ferizaj të rikthejë identitetin dhe frymën garuese, duke synuar rezultate pozitive dhe arritjen e objektivave të sezonit me më shumë siguri dhe motivim”, kanë shkruar nga klubi i FC Ferizajit.
Abazi u shkarkua nga skuadra tjetër ferizajse, Dinamo vetëm pak ditë më parë ndonëse është në krye të Ligës së Parë dhe ndër pretendentët kryesor për promovim në Superligë.
