Në kuadër të manifestimit tradicional “Tetova n`festë ”, të dielën në sheshin “Iliria” në Tetovë do të zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit, ku do të marrin pjesë emra të njohur të boksit vendor, por edhe vendeve për rreth, si Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe Mali i Zi.
Organizatori teknik i këtij turneu ndërkombëtar të boksit është Klubi i Boksit “Shkëndija Boks”, që drejtohet nga Jusuf Hashimi në bashkëpunim me Federatën e boksit të Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i këtij manifestimi ndërkombëtar të boksit, është që të madhërojë manifestimin Vera Kulturore Tetovare, ku pritet një spektakël i vërtet me plot energji, emocione dhe disiplinë!
Manifestimi ” Tetova N`festë” tradicionalisht përfshin edhe aktivitete sportive krahas programeve kulturore dhe artistike në Tetovë, prandaj le ta kthejmë Verën Kulturore tetovar në një arenë force, respekti , krenarie dhe suksesi!
Turneu do të zhvillohet me datën 02.08.2026 ( e diel) me fillim në ora 18:00 në Sheshin “Iliria” në Tetovë, ndërsa pas përfundimit të dueleve të boksit do të ketë edhe katër lufta revyale të Kik-boksit.
Turneu do të mbikëqyret nga delegatë të njohur, bashkë me referat e Federatës së Boksit, ndaj edhe cilësohet me shumë peshë, dhe njëherit një turne i njohur ndërkombëtarisht nga Asociacioni i Boksit Evropian dhe ai Botërorë.
Duke pasur parasysh se ky manifestim i boksit ka karakter ndërkombëtarë, matjet zyrtare të boksierëve do të bëhen të dielën, duke filluar nga ora 09.00 në hapësirat e Komunës së Tetovës
Në mbrëmjen e spektaklit janë parapa të zhvillohen 12 lufta, edhe atë në kategorinë e kadetëve U- 15, Junior U-17, yous senior U-19 dhe senior, ndërsa siç theksuam më lartë, pas përfundimit të garave në boks do të zhvillohen edhe katër duele reviale në Kik-boks.
Boksierët e KB “Shkëndija Boks” të paraqitur për meçet zyrtare janë:
Kadet – REJAN QAZIMI 52 kg,
Junior – ILIR SELMANI 52 kg, GONAT HASANI 54 kg,
Youth senior (U-19)- SEMI ELMAZI 60 kg, SLAVCO TRPESKI 65 kg, ERDI RAKIPI 70 kg, DONJET RAMANI 75 kg
Senior – MUHAREM MUAREMI 80 kg.
