Numri 1 i FC Struga Trim Lum, Arbtrim Qyra takim me presidentin e Bursaspor, Çelik

Numri 1 i FC Struga Trim Lum, Arbtrim Qyra po qëndron për vizitë në Turqi, si mysafir i presidentit të Bursaspor, Enes Çelik.

Në takimin e dy të parëve të këtyre skuadrave u zhvilluan diskutime mjaft të frytshme për bashkëpunimin në të ardhmen midis klubeve respektive, duke përfshirë mundësinë e mikpritjes së Bursaspor-it në Strugë për një faze përgatitore gjatë periudhës në vijim.

Ishte ky takimi i parë në nivel të lartë mes këtyre dy klubeve, me ç’rast në fund të dy presidentet shkëmbyen fanellat, duke përfaqësuar me krenari të dyja klubet, FC Struga Trim dhe Bursaspor.

Pas takimit, presidenti Arbtrim Qyra falënderoi presidentin Çelik dhe klubin e Bursaspor-it për mikpritjen e ngrohtë, duke paralajmëruar njëherit një partneritet të fortë dhe afatgjatë mes tyre, që do ishte i dobishëm për të dyja klubet!

 

Leave a Reply