Shkëndija  në atmosferë pozitive niset drejt Kratovës

Një atmosferë e mirë po mbizotëron te skuadra e Shkëndijës për ndeshjen e sotme në transfertën ndaj Sileksit, ku të përzgjedhurit e trajnerit Tomas Brdariç kërkojnë fitoren e rradhës, njofton “infOSport.mk”.

Ata janë favorit absolut në këtë përballje, duke u nisur edhe nga fakti se në tre përballjet e sivjetshme kundër Sileksit, ata kanë shënuar po aq fitore me një gol-averazh 7:2, përfshirë këtu edhe fitoren e fundit të arritur pikërisht në Kratovë, kur falë dopietës së Besart Ibraimit dhe një goli të shënuar nga ana e brazilianit, Zhunior Shkëndija kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Për shkak të skualifikimit me dy ndeshje pas kartonit të kuq me Vardarin do të mungojë kapiteni Hasani, ndërsa ende nuk është rikuperuar mbrojtësi Egzon Bejtullai. Tjerët janë të gatshëm për lojë dhe trajneri Brdariç mbetet të vendosë formacionin që do të nisë ndeshjen, e cila do të startojë në ora 16:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga treshja e arbitrave shkupjan, me në krye Aleksandar Stavrev.

 

Leave a Reply