Zidane zëvendëson Allegrin te Juve!

Masimiliano Allegri po lidhet me një kalim të mundshëm te Arsenali, ndërsa drejtuesit e Juventusit po mendojnë zëvendësuesin e tij.

Tekniku italian akoma nuk ka vendosur nëse edhe sezonin e ardhshëm do të jetë në krye të bankinës së kampionëve në fuqi.

Mediat italiane të martën shkruajnë se tashmë krerët e “Zonjës së Vjetër” kanë kontaktuar trajnerin aktual te Real Madridit, Zinedine Zidane, edhe pse francezi ka bërë të ditur se nuk e ka në plan të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Kujtojmë se Zidane gjatë karrierës së tij të bujshme si futbollist ka qenë pjesë e Juventusit, duke u dalluar si një ndër futbollistët më të mirë në historikun e “bardhezinjëve”.

Kreu i Juvës, Beppe Marotta ditë më parë deklaroi se “pas përfundimit të sezonit do të bisedojnë me Allegrin për të vendosur për të ardhmen”.

Leave a Reply