Varane, 25 vjeçar, me 16 tituj të fituar

Katër trofe në Ligën e Kampionëve, tre Botërore për Klubet, tre Superkupa Europiane, dy tituj në La Liga, një Kupë Mbreti, dy Superkupa të Spanjës dhe një Kupë Bote. Janë këto titujt e fituar nga Rafael Varane, pra plotë 16 tituj të arritur në moshën e tij 25-vjeçare. Në këtë mënyrë mbrojtësi Varane ka hyrë në historinë e Real Madridit, ndërsa  që nga 16 korriku i këtij viti, edhe në atë të Francës.

Me “pushtimin” e Rusisë, pas fitores në finale ndaj Kroacisë, francezi vetëm e ka rritur “legjendën” e tij. Një legjendë, që filloi ta shkruante në sezonin 2011-2012, kur ngriti trofeun e tij të parë: La Liga me 100 pikë. Më pas, ai ka fituar rregullisht trofe në konkurrencën e brendshme spanjolle, por edhe më gjerë.

233 ndeshje ka tashmë me fanellën “madrilene” dhe 49 ndeshje me kombëtaren e Francës, më të cilën debutoi më 22 mars të vitit 2013-të.

Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë, pasi tani, Varane është një pjesë e padiskutueshme në të dyja ekipet: Real Madridi dhe Francën.

Leave a Reply