Sallah nuk luan ndaj Barcelonës, e konfirmon edhe trajneri Klop

Një lajm aspak i mirë për tifozët e Liverpullit në prag të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës të martën. Jurgen Klop në këtë ndeshje do të duhet të paraqitet pa futbollistin më të mirë të skuadrës, Mohamed Sallah, i cili pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Njukasëll Junajtedit në “Sent Xhejms Park”.

Egjiptiani u përplas në kokë nga një dalje e portierit të Njukasëll, teksa në ato momente të pranishmit i kaploi paniku pasi ishte një goditje e fortë.

Megjithatë, frika kaloi pas disa momenteve, por Sallah nuk mundi të vazhdonte ndeshjen duke dalë me barelë nga fusha.

Sipas mjekëve të skuadrës nga “Enfilld Roud” Sallah edhe definitivisht nuk do të mund të jetë i gatshëm për takimin e nesërm me Barcelonën, ndërsa një gjë të tillë konfirmoi edhe vetë trajneri Jurgen Klop.

“Të dy, Sallah dhe Firmino nuk janë të gatshëm. Situata nuk është ajo që donim, por do të provojmë të fitojmë”, tha Klop në konferencë për shtyp.

“Sallah mori një goditje në kokë në ndeshjen ndaj Njukasëll Jnajted dhe nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për ndeshjen e së martës” – potencoi strategu gjerman.

Pa dy futbollistët kryesorë dhe me një disavantazh prej 3:0 nga ndeshja e parë në “Kamp Nou”, duket se Liverpulli dhe Klop janë dorëzuar akoma pa filluar ndeshja.

Leave a Reply