Ak. Pandev vazhdon kontratën me Skenderin dhe e huazon atë te Tikveshi

Sulmuesi shkupjan, Emir Skenderi gjatë ditës së sotme ka firmosur kontratë të re me skuadrën e Akademia Pandev, drejtuesit e së cilës skuadër kanë vendosur ta huazojnë atë kësaj rradhe te Tikveshi, njofton “infOSport.mk”.

Kontrata e re e sheh shkupjanin Skenderi pjesë e Akademia Pandev deri në vitin 2023-të, ndërsa te Tikveshi ai është huazuar për një vit.

“Me Tikveshin pres që këtë sezon të jap më shumë gola se sa vitin e kaluar me fanellën e Kozhuvit. Premtoj se do të jap më të mirën për këtë klub, i cili në sezonin e ri ka ambicie të larta, inkuadrimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor” – tha enkas për “infOSport.mk”, Emir Skenderi.

Sulmuesi shkupjan edicionin e kaluar ishte pjesë e Kozhuvit, për të cilën skuadër në 22 ndeshje të zhvilluara realizoi 5 gola.

Leave a Reply