Skuadra e Korabit gjatë ditës së sotme ka zhvilluar miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Kundërshtarë i skuadrës dibrane ishte Veleshta e ligës së tretë, ndërsa në fund rezultati ishte 3:1 në favor të skuadrës së Korabit, drejtuesit e së cilës tashmë kanë caktuar edhe 3 miqësore të tjera, që trajnerit Bobi Stojkovski do i shërbente që sa më mirë të jetë në rrjedha me formën e futbollistëve të tij, duke përfituar një pasqyrë më të mirë për gjithësecilin, transmeton “infOSport.mk”.
Kështu me datë 1 shkurt dibranët në Ohër do të takohen me Renovën e Ligës së Parë, një javë më pas (8 shkurt) ata do të luajnë përballë Ohrid Lihnidos sërish në Ohër, ndërkohë me 15 shkurt në Strugë do të përballen me Karaormanin.
|
Ndeshjet kontrolluese të Korabit |
||||||||||||
|
