FC Shkupi nuk mundet pa futbollistë të Shkëndijës, transferon mesfushorin “kuqezi”

Skuadra e FC Shkupit në radhët e veta ka transferuar një nga mesfushorët më perspektiv në vendin tonë, njoftojnë nga faqja e klubit shkupjan, përcjellë “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin Ramin Aliu, i cili ishte pjesë e të rinjve të skuadrës së Shkëndijës U19.

Ramini që nga fillimi i grumbullimit ishte pjesë e ekipit “bardhekaltër”, duke bindur trajnerin Qatip Osmani, ndërsa kryesia ka vendosur ti ofrojë atij kontratë dy vjeçare.

Aliu me trajnerin Osmani kishte debutuar edhe me ekipin e parë të Shkëndijës në ndeshje miqësore, ndërsa pikërisht strategu tetovar tashmë vendosi ta ofrojë afër vetes edhe te FC Shkupi. Aliu gjithashtu kishte qenë pjesë e ekipit të të rinjëve të Shkëndijës që luajti në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar dy paraqitje, ndërsa është shtylla kryesore e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U18.

Kujtojmë në fillim të këtij muaji FC Shkupi nga rradhët e Shkëndijës transferoi edhe sulmuesin e talentuar, Jakup Berisha.

Leave a Reply