Në Amsterdam të Holandës pasditen e kësaj të marte është hedhur shorti për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja e Maqedonisë do të jetë në grupin e dytë të Ligës C së bashku me përfaqësueset tjera si Armenia, Gjeorgjia dhe Estonia. Ndërkohë Kosova është përfshirë në grupin e tretë dhe për kundërshtarë në grup do të ketë Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
Sa i përket Kombëtares së Shqipërisë, kuqezinjtë gjenden në grupin e katërt të kësaj lige dhe do të përballet me përfaqësueset e Bjellurusisë, Lituanisë dhe Kazakistanit.
Gjashtë ndeshjet e grupeve do të luhen nga muaji shtatori i këtij viti deri në muajin nëntor, përderisa finalet janë përcaktuar të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm./Sportmania.al