Мesfushori dibran rinovon me ekipin francez

Mesfushori nga Dibra e Shqipërisë, Qazim Laçi, edhe zyrtarisht ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën franceze të AC Ajaçio, pjesë e së cilës është që nga korriku i vitit 2017-të, njofton “infOSport.mk”.

Në bazë të kontratës së re, Laçi  te Ajaçio do të qëndrojë së paku edhe 3 vite të tjera. Mesfushori dibran sezonin e fundit në “Ligue 2” realizoi 4 gola, duke dhuruar performanca pozitive.

Pikërisht paraqitjet e tij bindën drejtuesit e Ajaçios, për të rinovuar kontratën me futbollistin shqiptarë, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares U21, mirëpo pa mundur që të debutojë edhe për ekipin e parë “kuqezi”.

Kujtojmë Ajaçio ishte shumë afër rikthimit në elitën franceze të futbollit, por kampionati u ndërpre dhjetë javë para fundit, me ekipin e Laçit që u pozicionua vetëm në pozitën e 3-të me 52 pikë, teksa në elitë u ngjitën Lorient (54 pikë) dhe Lens (53 pikë).

Leave a Reply