Drita e Ardian Nuhiut rikthehet në Kosovë, e humbasin ndeshjen në tavolinë!

Ekspedita e Dritës do të aterrojë sot në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

Klubi gjilanas pritet të aterrojë rreth orës 12:00, mëson Gazeta Olle.

Gazeta ka kërkuar një konfirmim nga drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, por nuk ka marrë përgjigje.

Kampionët ndodhen në Nyon të Zvicrës, ku sot iu anulua ndeshja finale për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkaku i Covid 19.

“Olle” paralajmëroi ekskluzivisht gjatë ditës që Drita pritet ta humb ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 pas karantinimit nga institucionet zvicrane, me gjilanasit që aventurën evropian pritet ta vazhdojnë në Liga Europa.

Leave a Reply