Superkompjuteri parashikon skuadrën e Pep Guardiolas, Mançester Sitin kampion për sezonin 2020/2021 në Premierligë.
Liverpulli i Kloppit parashikohet nga “talkSPORT” të renditet në vendin e dytë për shkak se e ka të pamundur suksesin për vitin e dytë radhazi.
“Qytetarët” kanë përforcuar skuadrën në këtë verë me lojtarë si: Nathan Ake e Ferran Torres.
Çelzi që bëri transferime të mëdha si, Hakim Zijeç, Timo Verner, Ben Çilvell, Tiago Silva, Kai Havertz dhe Eduard Mendy, parashikohet të jetë në vendin e tretë.
Mançester Junajtedi që në edicionin e kaluar përfundoi në vendin e tretë, parashikohet të renditet në pozitën e katërt, Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit parashihet të përmbyllë TOP5-shin, ndërkohë Totenhami i Hoze Murinjos në vendin e 6-të.
Më poshtë keni parashikimin e superkompjuterit se si do të përfundojë sezoni 2020/21 në Premierligë.
Premierliga, sezoni 2020/2021 | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|