Merret vendimi përfundimtarë për ndeshjen Napoli-Juventus

Tashmë ka marrë fund gjithçka, Juventusi ka marrë fitoren 3:0 në tavolinë përballë Napolit. Ishte Gjykata Sportive që kishte marrë një vendim të tillë që javë më parë, kjo për shkak se “napolitanët” nuk kishin udhëtuar drejt Torinos për të zhvilluar ndeshjen e 4 tetorit Juventusit.

Shkak për këtë mungesë të futbollistëve të Napolit, u bënë autoritetet shëndetësore që nuk lejuan skuadrën e Gatuzos të udhëtonte drejt Torinos, për shkak se te skuadra nga “San Paolo” 2 futbollistë kishin rezultuar me Koronavirus.

Gjykata Sportive i dha fitoren në tavolinë Juventusit, por Napoli e apeloi çështjen në Gjykatën e Apelit, ku kërkonte që ndeshja të luhej më vonë.

Këta të fundit kanë dalë me një njoftim së fundmi, ku është konfirmuar vendimi i marrë nga Gjykata Sportive, për t’i dhënë edhe përfundimisht fitoren në tavolinë Juventusit.

Leave a Reply