Galatasaraj transferon brazilianin Fernando

Galatasaraj vazhdon me goditje në merkato. Gjigandët turq së fundmi kanë transferuar mesfushorin brazilian të Mançester Sitit, Fernando Reges. Fernando me Gallatasarajin ka firmosur kontratë 3 vjeçare, ndërsa transferimi turqev iu kushtoi 4.7 milionë funte apo rreth pesë milionë euro. Galata më herët në radhët e veta transferoi Belhandas, Maikonin dhe Gomisin.