KF Skupi gjenerata 2006 fitues i turneut ndërkombëtarë “Copa Maresma”

KF Skupi gjenerata 2006 (U11) ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke arritur që të triumfojë në turneun ndërkombëtarë të zhvilluar në Barcelonë të Spanjës, njofton “infOSport.mk”. Ekipi i drejtuar nga strategu i palodhshëm, Bedri Saliu triumfoi në turneun e fuqishëm “Copa Maresma”, në të cilin morën pjesë gjithsej 145 ekipe