Roma nuk gaboi ndaj Sassuolos (VIDEO)

Roma ashtu edhe siç pritej ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të javës së 29-të në Serie A kundër Sassuolos, duke vazhduar në këtë mënyrë garën për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

“Ujqit” shënuan fitore me rezultatin 3:1 në “Olimpiko”, duke rikthyer sërish pozitën e dytë në renditje, menjëherë pas Juventusit që ka 8 pikë më shumë.

Roma dhe Sassuolo zhvilluan një super ndeshje sonte, duke krijuar shumë raste shënimi.

Mysafirët ishin ata të cilët shënuan të parët në këtë ndeshje me anë të Gregori Defrel në minutën e 9-të. Leandro Paredes në minutën e 16-të barazoi shifrat në 1:1, ndërkohë në minutën e 45-të Mohamed Sallah kaloi në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje Romën, shkruan “infOSport.mk”.

Suksesin e “romakëve” në këtë ndeshje e konfirmoi rezervisti Edin Xheko me golin e realizuar në mintën e 68-të, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër që është në formë të mirë, pavarësisht se sonte Spalleti vendosi ta lë atë në bankinë.

Leave a Reply