Surpriza e këndshme e “Dardanëve” që përloti futbollistët kosovar (VIDEO)

Banka TEB Sh.A. sponzor i përfaqësueses së Kosovës në futboll ka gjetur përkrahjen e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) dhe tifozëve që futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Islandën të ju përgatis një befasi.

Organizimet kanë marrë kohë rreth një muaj, ndërsa në të janë angazhuar 300 persona, përfshirë këtu tifoz, muzicient e këngëtar profesionist, njerëz të profileve të ndryshme si dhe vetë staf i Bankës.

Futbollistët në ditën e tyre të parë të grumbullimit janë urdhëruar nga trajneri, Albert Bunjaki të përcjellin një koncert të muzikës klasike në Prishtinë.

Gjatë koncertit ata janë befasuar, pasi që e gjithë salla kanë ndryshuar rrjedhën e koncertit duke shfaqur përkrahjen për futbollistët dhe shndërruar atë në një pjesë të stadiumit.

Ndeshja eliminatore ndërmjet Kosovës dhe Islandës e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, “Rusi 2018” zhvillohet sonte në Shkodër me fillim në ora 20:45.

Vërtetë një video shumë emocionuese e përgatitur nga grupi i tifozëve “Dardanët” për futbollistët e tyre, të cilëve ju urojmë shumë fat në ndeshjen e sontshme, me shpresë se në fund do të dalin kokëlartë nga “Loro Boriçi”.

Leave a Reply