Talenti shqiptar shënon për Gjermaninë në ndeshjen ndaj Zvicrës

Talenti shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Arianit Ferati, ka shënuar golin e vetëm për Gjermaninë U20 në miqësoren e zhvilluar ndaj moshatarëve të Zvicrës, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Ferati në këtë përballje u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, ai doli të shënojë golin e vetëm në këtë transfertë ndaj Zvicrës, për të cilën kombëtare për gjatë 90 minutave luajti Mirlind Kryeziu, i cili madje u ndëshkua me kartonë të verdhë në këtë përballje, ndërkohë gjatë pjesës së dytë te Zvicra u inkuadrua edhe shqiptari i dytë, Argjend Çani, i cili zëvendësoi autorin e dy golave për skuadrën “helvete”, Zhoao de Oliveira.

Arianit Ferati është një futbollist i Hamburgut që luan i huazuar te skuadra e Fortuna Dyzeldorf, derisa Kryeziu dhe Çani luajnë te Cyrihu, gjegjësisht Vinterturi.

Leave a Reply