Cana dhe Luliç “kallin” serbët (FOTO)

Ishin shok te Lacio, ndërsa atë shoqëri që kanë krijuar që nga ajo kohë kur luanin bashkë te skuadra “laciale” e mbajnë edhe gjatë ditëve të sotme. Fjala është për kapitenin legjendarë të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana dhe futbollistin boshnjak, Senad Luliç.

Që të dy u takuan sonte në Tiranë, në prag të ndeshjes së nesërme Shqipëri – Bosnje e Hercegovinë, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” me fillim në ora 18:00.

Mirëpo ajo që bënë këta dy futbollistë sonte, me siguri që do të ndez gjakrat e shumë tifozëve serb. Për më shumë shihni foton më poshtë të cilën Lorik Cana e ka postuar në profilin e tij në instagram.

Leave a Reply