Liridon Latifi kushton dy milionë euro

Futbollisti kosovar i Skëndërbeut, Liridon Latifi është ndër futbollistët më të mirë të Superligës shqiptare, ndaj dhe ofertat për të nuk kanë munguar nga jashtë Shqipërisë.

Aktivizimi në ndeshjen me Italinë si pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë i ka rritur ndjeshëm mundësitë që mesfushori i skuadrës korçare të shitet këtë verë, teksa sipas “Sport Ekspres” për të ka disa oferta zyrtare nga Turqia, Rusia dhe Belgjika.

Aktualisht nga kampi korçar nuk kanë zbuluar asnjë emër klubi, por përflitet se shitja e tij do të bëhet për rreth 2 milionë euro, një shifër rekord kjo për kampionatin shqiptarë të futbollit.

Leave a Reply