Futbollisti i Sanderlend, Uatmur kthehet në hero, u shpëton jetën 3 pushuesve

Sulmuesi anglez i Sanderlandit, Dankan Uatmur ka bërë heroin e ditës, pasi arriti të shpëtojë jetën e tre pushuesve të cilët u përfshinë në një aksident me varkë në ishullin Barbados.

Sipas tabloidit britanik “The SUN”, Dankan Uatmur është treguar më i shpejtë se rojet bregdetare, duke shpëtuar tre pasagjërë që kishin rënë në ujë pas aksidentit të tyre që kishin pasur me varkë.

Madje njërit prej pasagjeëve që kishte pasur një prerje të rëndë në këmbë, Uatmur ia kishte lidhur plagën me bluzën e tij për t’i ndaluar gjakderdhjen.

“Ishte e frikshme, pasi na priste jeta ose vdekja. Unë jam me fat që mora ndihmën nga Dankan Uatmur”, u shpreh një prej qytetarëve të përfshirë në aksident.

“Dankan na ndihmoi të gjithëve dhe na morri në varkën e tij” – tha tjetri pushues i përfshirë në këtë aksident.

Futbollisti 23-vjeçar i lindur në Mançester ishte duke kaluar disa ditë relaksi me të dashurën e tij në ishullin e Barbados, pasi ende po rikuperohet nga një dëmtim në ligamentet e gjurit.

Leave a Reply