
Të mërkurën në elitën e futbollit vendor në program janë ndeshjet e javës së 25-të, ndërsa e gjithë vëmendja pritet të përqëndrohet në Shkup dhe Tetovë, ku do të zhvillohen edhe dy përballjet më interesante të javës.
Në “Telekom Arena”, Rabotniçki do të mirëpret Shkëndijën që kërkon vazhdiësinë e rezultateve pozitive, ndërsa “romantikët” për të haruar sa më shpejt disfatën e së dielës ndaj Vardarit.
Jo më pak interesante pritet të jetë edhe përballja midis Renovës dhe Vardarit, skuadër kjo e cila në 4 ndeshjet e fundit në Tetovë nuk ka arritur të shënojë asnjë gol ndaj “gjipspunuesve”, duke pësuar një disfatë të thellë 3:0, dhe duke barazuar pa gola në tre ndeshje, përfshirë këtu edhe ndeshjen e këtij sezoni.
Shkupi pas fitores ndaj Pelisterit do të ketë një udhëtim të vështirë në Shtip ndaj Bregallnicës, Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Pobeda do të zhvillojnë një ndeshje shumë interesante që do qartësojë shumë gjëra rreth mbijetesës, derisa një përballje me mjaft paqartësi pritet të zhvillohet në Manastir midis Pelisterit dhe Sileksit.
LPFM, Java XXV |
||
Bregallnica | – | Shkupi |
Makedonija Gj.P | – | Pobeda |
Pelisteri | – | Sileksi |
Rabotniçki | – | Shkendija |
Renova | – | Vardari |
Të gjitha ndeshjet e javës së 25-të startojnë në ora 16:00.