Ballistët në element, atmosfera e sotshme paralajmërim për finalen e madhe (VIDEO)

Futbollistët e Shkëndijës sot përballë Vardarit nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për tifo grupin e kësaj skuadre, “Ballistët”, të cilët thjesht shkëlqyen me atmosferën e krijuar në stadiumin e Tetovës, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht animi i tyre dhe fishekzjarret ishin ato që zbukuruan këtë ndeshje, mirëpo jo edhe ai momenti i minutës së 32-të, kur disa individ të këtij grupi morrën guximin të zbresin në fushë.

Ishte kjo ajo pjesa negative e tyre, mirëpo pjesa tjetër ishte perfekte, sa që vërtetë ndoshta ishin edhe pengesa më e madhe për futbollistët e Vardarit, që në fund edhe përkundër fitores minimale duheshe të përshëndeten nga Tetova me finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë që do të zhvillohet pikërisht në shtëpinë e tyre, stadiumin “Telekom Arena”.

“Ballistët” sot nuk i ndali dot shiu i rrëmbyeshëm që ishte prezent thuajse gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa për këtë meritojnë notën më të lartë.

Për “Ballistët” ndeshja e sotme dhe atmosfera e krijuar në të ishte një paralajmërim për atë se çfarë mund të presim nga ata në ndeshjen finale të  17 majit, kur skuadra e tyre e zemrës do të luaj finalen e dytë me rradhë, kësaj rradhe kundër Pelisterit.

Rikujtojmë vitin e kaluar në finalen e madhe Shkëndija me rezultatin 2:0 mundi Rabotniçkin.

Leave a Reply