FFM ul dënimin e Shkëndijës

Komisioni për Ankesa pranë Federatës së futbolli të Maqedonisë ka pranuar pjesërisht ankesën e KF Shkëndija ndaj vendimit të Komisionit Disciplinor të FFM-së për dënimin e shqiptuar pas ngjarjeve në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit e luajtur më 19 prill në Tetovë.

Shkëndija u dënua me zhvillimin e gjashtë ndeshjeve si vendas pa praninë e publikut dhe gjobë në të holla në vlerë prej 1 200 euro.

Ankesa e Shkëndijës miratohet pjesërisht, kështu që dënimi ulet në katër ndeshje pa praninë e publikut, ndërsa mbetet e njejtë gjoba në të holla.

Në këtë mënyrë Shkëndija deri në fund të sezonit ndeshjet si vendas do ti zhvillojë pa praninë e publikut, edhe atë tre ndeshjet e mbetura kundër Bregallnicës, Rabotniçkit dhe Pelisterit, ndërsa veç më ka filluar të vuajë dënimin nga xhiroja e 29-të kur në Tetovë pa shikues u luajt takimi me Vardarin i fituar 3:1.

Ulja e dënimit nënkupton se në sezonin e ri garues 2017/2018 “kuqezinjtë” do të mund të startojnë pa ndëshkim dhe spektatorët do të mund të jenë të pranishëm në tribuna.

Leave a Reply